“5 veta të kanë …”, Vrenozi shpërthen ndaj Berishës pas thirrjes për protesta

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka vijuar ditën e sotme të bëjë sërish thirrje për protesta të fuqishme përpara Kryeministrisë.

“Do vendosim shumë shpejt se kur do jemi para kryeministrisë. Koha ka kaluar. Ne do jemi sa më shpejt aty”, tha Berisha për gazetarët pasi doli nga salla e Kuvendit.

Ndërkohë me këtë ‘strategji’ të Berishës nuk është dakort demokrati i famshëm dhe një ndër militantët më të flaktë të kreut të PD-së, Ilir Vrenozi.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Vrenozi i kërkon Berishës të mos tallë b.thën me protesta, se 5 vetë i kanë ngelur dhe nuk i shkon njëri nga prapa, ndërkohë që i kërkon të futen në grevë urie.

“O Doktor, lëre protestën, se 5 veta do të vijnë, ore! Hyni në grevë urie, juve aty në Parlament, futi ata aty, ata që ke aty, ata që venë dhe nderojnë Fatos Nanon, ata futi në grevë urie. Prapë ne ta hamë, o? Prapë populli?” – shprehet, mes të tjerash, Ilir Vrenozi.

Next