Aksident i rëndë në vend / Plagosen drejtuesit e dy automjeteve

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin “Koplik–Bajzë”, në Malësi të Madhe.

Sipas informacionit paraprak, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. V., 55 vjeç, është përplasur me një tjetër mjet që drejtohej nga A. Gj., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Next