Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka deklaruar në Kuvend, teksa përmendi aferën e tunelit të Llogarasë ku është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, se janë dhënë 50 milionë euro me një të rënë të lapsit.
Ajo krahasoi aferën me premtimin e qeverisë për rritjen e pensioneve për të moshuarit, duke e quajtur një lëmoshë.
“Do i jepet një lëmoshë 20 lekë në ditë dhe kush e di se çfarë po i bëni, po i hiqni 9600 lekë në vit shtesë, dhe do u hiqni bonusin 10 mijë lekë në fund të vitit, do jenë aty ku ishin”, tha ajo, duke shtuar se “Ndërkohë me tunelin e Llogarsë ikin 50 mln euro me një të rënë të lapsit dhe këtu nuk ka llogari”.
Jorida Tabaku: Lidhur me tunelin e Llogarasë, ne këtu po dëgjonim për pensionistët që do iu jepej një lëmoshë 20 lekë në ditë dhe kush e di se çfarë po i bëni, po i hiqni 9600 lekë në vit shtesë, dhe do u hiqni bonusin 10 mijë lekë në fund të vitit, do jenë aty ku ishin.
Ndërkohë me tunelin e Llogarsë ikin 50 mln euro me një të rënë të lapsit dhe këtu nuk ka llogari