Çfarë ndodhi? Zyrtari rrëzohet në tokë gjatë konferencës së Trump (Video)

Momente dramatike pati në Zyrën Ovale të enjten pasdite, gjatë një konference për shtyp të Presidentit të SHBA, Donald Trump për çështjen e uljes së mëdha të çmimeve që kompanitë farmaceutike “Novo Nordisk” dhe “Eli Lilly” do të ofrojnë për produktet e humbjes së peshës duke kontribuar në luftën kundër obezitetit.

Në momentin që po fliste David Rix, CEO i kompanisë “Eli Lilly”, pamjet treguan Gordon Findlay, një drejtues të kompanisë farmaceutike “Novo Nordisk” që humbi ndjenjat dhe u rrëzua pranë presidentit amerikan.

Zyrtarët në vendngjarje arritën ta mbanin Findley, i cili është shefi për tregut amerikan të kompanisë “Novo Nordisk”.

Stafi largoi personat dhe mediat nga Zyra Ovale ndërsa transmetimi u ndërpre.

Mediat amerikane konfirmojnë se ai mori ndihmë të menjëhershme mjekësore, megjithëse gjendja e tij pas incidentit nuk është ende e qartë.

Më herët gjatë konferencës Donald Trump njoftoi marrëveshjen me kompanitë farmaceutike që synojnë uljen e çmimeve të ilaçeve për humbje peshe, duke e ulur koston në 150 dollarë në muaj për disa pacientë.

Next