Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, Rama reagon ASHPËR: Qentë …

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e Sali Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato, duke iu drejtuar Marta Kos.

Teksa i kërkon ndjesë Komisioneres Europiane për Zgjerimin, kreu i socialistëve shkruan se “le të lehin qentë, karvani ecën përpara”.

Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët.

Megjithatë, siç themi në shqip, le të lehin qentë, karvani ecën përpara, shkruan Rama në X.

Next