Dosja e Ballukut për tunelin e Llogarasë, ironizon deputeti i PD: Me këto që po shohim në Parlament duhet të shkosh me pranga, jo me dosje ligjesh

Një ditë pas publikimit të dosjes së Belinda Ballukut, e cila u mor nga SPAK e pandehur për abuzime me tenderin e tunelit të Llogarasë, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka ironizuar me një foto.

Ai është shfaqur me pranga, duke thënë se me këto që po shohim në Parlament duhet të shkohet me pranga dhe jo me dosje ligjesh.

“Me këto që po shohim, në Parlament s’duhet të shkosh me dosje ligjesh, por me pranga – që të jesh në rregull”, shkruan Balliu.

Next