Kalimi i pronave të ushtrisë te privati, ish-shefi i postës sekrete 3 orë në SPAK

Ish-shefi i Postës Sekrete në Ushtri, nënkolonel Ndriçim Hysa, është paraqitur dy ditë më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Sipas weblajm, Hysa ka dhënë deklarimet e tij në SPAK për rreth 3 orë, ku është pyetur nga hetuesit e BKH-së në lidhje me kalimin e pronave të Forcave të Armatosura te biznese private, përmes koncensioneve dhe PPP-ve

Thirrja e ushtarakut vjen vetëm pak ditë pasi SPAK kreu kontrolle në banesat dhe zyrat e disa prej personave të përfshirë në aferën e tjetërsimit të pronave, përfshirë ish-drejtoreshën e kabinetit të ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, administratorin e “Marina Bay Saranda” dhe biznesmenin Artan Dulaku.

Edhe pse Hysa nuk mban më detyrën e shefit të sekretarisë së Postës Sekrete, ai vijon të jetë një ushtarak i lartë në karrierë pranë Forcave të Armatosura. Ky hetim në SPAK ndiqet nga prokurore Manjola Kajana, ndërkohë që ende nuk janë marrë të pandehur personat e përfshirë.

Next