Media turke sozcu.com ka shkruar një artikull titulluar “Kompania turke shkakton kaos në Shqipëri”, lidhur me aferën e tunelit të Llogarasë ku SPAK ka marrë të pandehur zv.kryeministren, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe 5 vartës të saj.
Artikulli:
Kompania turke Intekar Yapi & ASL fitoi tenderin e vitit 2020 për tunelin e Llogarasë në Shqipëri për 172 milionë euro. Vendimi i kompanisë për t’ia dorëzuar punimet e ndërtimit kompanisë Gjoka për 140 milionë euro shkaktoi polemika për një pagesë prej 32 milionë eurosh. Opozita ngriti një padi penale në SPAK kundër ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.
Ngjarjet rreth tenderit për Tunelin e Llogorasë, i cili ndodhet afërsisht 20 km nga Vlora në jug të Shqipërisë, kanë shkaktuar një krizë të re politike në vend.
Sipas gazetës shqiptare Politiko, kompania shqiptare Gjoka Konstruksion fitoi tenderin e mbajtur në dhjetor 2020 me një ofertë prej 140 milionë eurosh, por tenderi u anulua.
Gjashtë muaj më vonë, tenderi u rihap, këtë herë me kompanitë turke Intekâr Yapı & ASL İnşaat që fituan për 172 milionë euro.
Kompanitë turke Intekâr Yapı & ASL ia dhanë tenderin prej 172 milionë eurosh kompanisë shqiptare Gjoka Konstruksion për 140 milionë euro pa ngulur asnjë gozhdë.
Fakti që kompanitë turke gjeneruan 32 milionë euro të ardhura pa bërë asgjë ka shkaktuar kaos në Shqipëri.
Opozita ngriti një kallëzim penal në SPAK kundër ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.