Miliarderi Behgjet Pacolli flet me emra, tregon se kush e ftoi për të ndërtuar Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli, në një intervistë për Opinion, tregon sesi u bë investitor në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës. Pacolli zotëron 98% të aksioneve të Vlorës, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Valon Ademi vetëm 2 %.

Ka qenë ky i fundit, i cili i ka propozuar Behgjet Pacollit, idenë për të investuar në ndërtimin e VIA-s, një projekt që më parë kishte dështuar. Në lojë u fut dhe një mik i Pacollit, një turk i quajtur Hyseni, i cili nga presidenca turke i ishte kërkuar të shkonte në Shqipëri me dy detyra, të ndërtonte një spital dhe një aeroport. Hyseni ftoi Pacollin për tu bërë bashkëpunëtorë.

“Kam qenë në në shtëpi kur ka ardhur një bashkëpunëtor që shumë kohë ka qenë asistenti im. Më ka thënë që është një njeri nga Kosova që dëshiron të bisedojë me mua. Nuk e kam refuzuar dhe kam lënë takim. Është ai që bën postime…Valon Ademi. Takohemi dhe më thotë që është një koncesion. Ai e shpalos idenë që ka dështuar në të kaluarën për arsye se investitorët nuk kanë e kane parë për të përfituar. Por sipas tij ishte interesante. Ai do të shkonte por nuk ka referencat për ta përballuar.

Unë marr një telefonatë nga një person në Turqi, të cili ne kisha njohur herët i quajtur Hyseni. Dhe më thotë që kishte marrë një telefonatë nga presidenca turke për të udhëtuar në Shqipëri me dy detyra. 1 të ndërtoj nnjë spital dhe e dyta që qenka një aeroport dhe mund me qenë bashkëfinancues. Dhe bie dakord. E kërkonte kontrata e koncesionit të ishte një firmë menaxhuese. Ne do të marrim pjesë me 60% të aksioneve., thash nuk ka problem, por mua më duhet ta mendoj i thashë”, tha Pacolli.

Ndërkohë sot vetë Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë në konflikt përsa i përket këtij projekti, duke çuar dhe më pezullim të procedurave të VIA-s. Shkak janë bërë aksionet, ku tashmë Ademi ka kallëzuar në prokurori Pacollin. Valon Ademi pretendon më shumë se 2% të aksioneve duke argumentuar se ka investuar më tepër dhe për rrjedhojë këto para të derdhura duhet t’i përkthehen në aksione.

Next