Olsi Rama shofer i mafies? Dokumentet nxjerrin zbuluar vëllain e kryeminsitrit, rrjeti investigativ zbardh detaje

Një nga rrjetet më të mira investigative evropiane, ‘Follow the Money’ (Ndiq Paranë) me qendër në Holandë, sjell një investigim tronditës pikërisht pak pas publikimit të progres-raportit të BE për Shqipërinë.

Në shkrim thuhet se narko-shteti i Edi Ramës po kërcënon Europën, ndërsa BE ka mbyllur sytë.

Në mënyrë të detajuar, në shkrim thuhet se Taulant Balla është kapur në përgjime me trafikantët e drogës.

Këto përgjime disponohen nga policitë evropiane.

Por, FTM thekson se ka parë dokumente që tregojnë se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, po drejtonte një makinë të një grupi mafioz shqiptar.

Po ashtu në shkrim përmendet edhe skandali McGonigal.

“Në janar të vitit të kaluar, një anëtar i opozitës në parlament akuzoi vëllanë e Ramës, Olsin, për bashkëpunim në ndërtimin e një laboratori kokaine.

Ndërsa Rama po mbronte vëllanë e tij, të dhënat nga sistemi i menaxhimit të kufijve të vendit, të shikuara nga FTM, zbuluan se Olsi Rama ishte shoferi i një makine që më vonë u identifikua si e përdorur nga një grup mafioz vendas.

Në janar, SPAK, agjencia antikorrupsion e Shqipërisë, e liroi vëllanë nga çdo shkelje.

Në shkurt të vitit 2024, ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, u dënua në Shtetet e Bashkuara për marrjen e 225,000 eurove ryshfet nga një bashkëpunëtor i Ramës, kryesisht për të hetuar rivalët politikë,” thekson shkrimi.

Next