Pas videos me Stresin, Joz Marku publikon foton me Sali Lushën

Marrëdhënia mes artistëve të muzikës Stresi e Jozi, duket se ka ndryshuar për mirë, pas gjithë përplasjeve, tensioneve dhe deklaratave publike që dyshja ka patur për një periudhë të gjatë tashmë.

Kjo lihet të kuptohet nga një postim i Jozit në instastory, ku ai ka qënë duke drekuar me Sali Lushajn, babain e Stresit, gjë e cila ka nxitur aludime për paqe mes këngëtarit dhe reperit.

Ky takim vjen pas një periudhe të gjatë konfliktuale, që filloi menjëherë pas daljes së Jozit nga “Big Brother VIP Albania”, ku dy këngëtarët shkëmbyen kritika dhe akuza publike. Kujtojmë se, për një periudhë qarkulloi edhe një video Jozi i kërkonte stresit ta puthte, kjo video u komentua gjerësisht por më pas u mohua nga Stresi i cili tha se përqafimi nuk ishte miqësor dhe se Jozi “gabonte” me të.

Ndërsa në këtë rast vet Jozi, sqaroi se bëhej fjalë për një drekë të qetë mes miqve të përbashkët dhe se mes tij dhe Stresit nuk ka asnjë konflikt.

“Ai ka impenjimet e veta, unë të miat. Por ne gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe për familjet. I urojmë njëri-tjetrit vetëm të mirat,” ka thënë Jozi.

Next