Duket se humbja me golin e shënuar nga Rey Manaj nuk është e vetmja gjë e “hidhur” për serbët, në lidhje me ndeshjen kundër Shqipërisë.
Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur nga FIFA me 87,500 franga zvicerane dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e raundit të fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës kundër Letonisë. Shkak për këtë dënim janë bërë sjelljet e papërshtatshme dhe diskriminuese të tifozëve gjatë këndimit të himneve kombëtare, e po ashtu gjatë zhvillimit të ndeshjes.
Gjithashtu, për shkak të gjobave të shumta, FSS hoqi dorë nga shitja e organizuar e biletave për ndeshjen e raundit të parafundit kundër Anglisë në Wembley, e cila është vendimtare edhe për ekipin e Serbisë.