Politika shqiptare është tronditur sërish nga dy debate madhore që kanë dominuar diskursin publik: afera korruptive që përfshin zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe miratimi i një ligji të kontestuar për identitetin gjinor.
I ftuar në një emision televiziv, ligjvënësi demokrat Tomorr Alizoti ka ofruar një analizë të thellë mbi këto dy çështje, duke akuzuar qeverinë për korrupsion sistemik dhe mungesë transparence.
Në qendër të diskutimit ishte mosparaqitja e zëvendëskryeministres Balluku në një interpelancë parlamentare lidhur me aferën korruptive të Tunelit të Llogarasë, që sipas Alizotit, kjo shmangie është një provë e qartë e fajësisë. Ai theksoi se në një sistem funksional, përgjegjësia politike bie direkt mbi kryeministrin Edi Rama, duke argumentuar se “nuk ka zëvendëskryeministër pa kryeministër”.
Alizoti e cilësoi situatën aktuale jo thjesht si korrupsion, por si “grabitje pa armë”, një fenomen i shtrirë në projekte të mëdha si aeroportet, inceneratorët dhe tunelet, ku fondet publike “zhduken si me magji”.
Gjithashtu, Alizoti, edhe vetë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë në radhët e PD, foli për ligjin e ri për identitetin gjinor, i miratuar me 77 vota në Parlament. Alizoti shprehu shqetësimin se ky ligj, i miratuar pa një debat të gjerë publik, legjitimon koncepte të reja dhe të paqarta si “identiteti gjinor i shumëfishtë”, “gender fluid” dhe “gender queer”.
Sipas tij, ligji e zhvendos përcaktimin e gjinisë nga një fakt biologjik, në një ndjenjë sociale subjektive. Alarmi ngrihet në një nen të ligjit, ku këto koncepte do të bëhen pjesë e kurrikulave shkollore, duke ndikuar tek fëmijët.
Miratimi i ligjit në orët e vona të natës dhe pa transparencë, u interpretua si një përpjekje për të shmangur vëmendjen dhe reagimin e publikut. Ky zhvillim, i kombinuar me skandalet e korrupsionit, pikturon një tablo të një shteti që përballet me sfida serioze në drejtim të llogaridhënies, transparencës dhe ruajtjes së vlerave themelore shoqërore.
Tomorr Alizoti:
Që është një gjë antikushtetuese dhe për shikuesit, kushtetuta është libri i shenjtë i shtetit. Përcakton linjën politike, përcakton konceptet e shtetit dhe ajo nuk, është pra libri i shenjtë, nuk mund të shkelet dhe nuk mund të thyhet. Tani, mosardhja e zëvendëskryeministres për aferën që ka dalë dhe është bërë publike, vërteton që ka diçka për të fshehur. Pastaj, unë vazhdoj të besoj, jam i bindur që këtu është kryeministri. Sepse nuk ka zëvendëskryeministër pa kryeministër. Nuk ka zëvendësdrejtor pa drejtor. Në çdo firmë që lihet, prandaj quhet zëvendës. Zëvendëson dhe çdo firmë që lihet me porosinë e kryeministrit. Pra, kur ai nuk gjendet, kur ai është në një udhëtim të veçantë apo ku di gjë unë, është ka një punë shumë të rëndësishme, autorizon zëvendësin që të firmosi.
Tani këtu është Rama. Ata duhet të shkojnë, të shkojnë direkt te hetimi, të zgjerohen dhe të shkojnë tek Rama. Zëvendëskryeministrja, nëse do ishte e pastër, do të vinte në, unë gjithmonë përdor këtë term në parlament, që bëj, na provoni që jemi gabim. Ejani të flasim. Kështu që ata kanë shmangur çdo lloj përballje, çdo lloj përplasje, çdo lloj diskutimi dhe nëse ata janë në të drejtën e tyre, ata do të vijnë. Pra, i interesonte më shumë zëvendëskryeministres të vinte në parlament dhe të sqaronte që ishte e pafajshme. Ose pastaj shmangja nga fusha tregon që ti ke pranuar totalisht fajin dhe ke frikë mos gabosh nga ana proceduriale që ta përdorin nesër për hetimin apo sot. Ose nuk ke ç’thua më dhe fshihesh. Kjo është një gjë…
Po s’ka, ajo është, shiko, unë mendoj që kjo është shumë e qartë. Tani kjo është, këtu vetëm vidhet më, këtu vetëm grabitet, se nuk ka më, nuk ka korrupsion në Shqipëri, nuk është korrupsion ky. Ky është grabitje. Pra grabitje pa armë. Është grabitje hapur fare. Pra kudo që venë duart. Po doli aeroporti, po inceneratorët, po tunelet, po çdo gjë që prekin me dorë, zhduket. Pra këta janë magjistarë të vjedhjes. Nuk ka më, këtu është, është një tmerr i madh. Dhe nuk vijnë as në Kuvend të paktën të përpiqen të thonë diçka. Pra e kanë hapur thesin. E kanë thënë haptas. Mosardhja haptas në Parlament do të thotë që unë jam hajdut, më lë rehat.
Në fakt ky është problemi i Prokurorisë së Posaçme. Sepse, Belinda Balluku ka qenë, nuk është thjesht sot, por ka qenë gjatë mandatit të tretë, pa filluar ky mandati i katërt, njeriu më i denoncuar dhe më i kallëzuar me veprime konkrete në organin e akuzës. Madje dhe në vendimin që ka marrë të fundit prokurori, se nuk shkon në gjykatë, e pashë për kuriozitet aty, domethënë si e kishte, si kishin operuar. Dhe thotë, denoncimin fillestar e ka bërë thotë ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, më datën 9 gusht të vitit të kaluar, Lulzim Basha. Pastaj thotë, në datën 12 shtator të vitit të kaluar e ka bërë kryetari, e ka bërë Partia Demokratike, përfaqësuar nga deputeti Gazment Bardhi.
Pastaj në qershor të këtij viti ka filluar një procedim tjetër, e ka filluar Byroja Kombëtare e Hetimit, e ka filluar vetë. Pra në qershor të këtij viti. Dhe të gjitha këto procedime janë bërë bashkë për të prodhuar ëh këtë që ne po diskutojmë këto ditë, e cila vetëm nga leximi i asaj që thotë prokurori aty, Është e zbardhur. jo thjesht është e zbardhur, po nuk është kjo akuza. Përveç se është pre standardit, pra në raste të ngjashme, bile jo të ngjashme, se në këtë radhë, këtë radhë, zv/kryeministra është marrë e pandehur. Që është gati pika finale. Të tjerët janë arrestuar me dyshim.
Po. Që në hetim. Po, ka mjaftuar dyshimi dhe është marrë masë sigurie. Në rastin konkret nuk është marrë as masë sigurie, ëh, nuk është kryer asnjë veprim tjetër parandalues dhe ti ke lënë njeriun të cilin e akuzon si maja e këtij akti korruptiv, e ke lënë në detyrë, kur ai kontrollon të gjithë dokumentacionin, stafin, juristët, çfarë ka ndodhur aty. Pra e kontrollon zv/kryeministri. Për më tepër që ajo ka dhe detyrë kaq të rëndësishme. Dhe në rastin konkret është marrë direkt e pandehur, për të kapur këto afatet, se mos digjej. Dhe si digjej kjo? Digjej se kjo vepër është futur, po aty ka vepër. Pra, nëse ka një rast që kemi të bëjmë me skemë, me grup të strukturuar, është ky rast.
Vetëm komunikimet që janë publikuar, nuk e di, thashë vendimin nëse e ke parë, se vendimi i prokurorit, dosja është shumë voluminoze. Pra, vetëm ato që janë aty, dëshmojnë qartë se si funksionon ky shtet, sa qesharake është. Ky është një shtet që funksionon fillimisht me grupe WhatsApp-i, tani janë me grup sinjali, dhe mbaj mend para disa vitesh që thosha që kur komunikoja me një zyrtar i thosha, ke sinjal? Ke Telegram? Pra të kalonin te kjo, se s’ka, ato kanë rënë shpejt, kanë rënë që 2021-shin. Pra, në rastin konkret, vetëm komunikimi që ata bëjnë, duket qartazi dhe është e kristalizuar mënyra se si është kryer korrupsioni.
Pra, as nuk janë kujdesur. Këta nuk e kanë zero frikë për aktet që bëjnë. Pra, aty dëshmohet qartë, në raste tek Bashkia e Tiranës, pra tek Erion Veliaj, kishim atë skemën 5D. Kjo e kishte 5B. Edhe këtu e njëjta gjë është. Po kjo e ka më kapilare. Se kjo i mban në korrent gjithë kohës ata dhe i mban edhe në tension. Edhe kjo mbahet në tension se thotë, po na bën, po na bën presion ai. Mos, se jemi në mëngjes se mos e nisim ditën. Jo, e kemi thënë nja dy herë. Mos e nisim ditën. Po është e xhuma sot është e premte. Po patjetër, e ka thënë dhe plot gjëra.
Madje, madje meqë ma kujtove, se më bën përshtypje. Si ka mundësi mo vëlla që këto dosjet që rrjedhin, o janë elementë të botës së krimit që flasin mirë për kryeministrin, këto rrjedhin, këto lejohet të rrjedhin. Te 5D thoshin ata në Durrës, aman vetëm ai mos vijë. Ai vajti, na mbylli, fituam. Pra atë punuam. Kurse nga dosja del, po erdhi ai, ne do ta kemi keq. Pra është e kundërta. Duke iu referuar kësaj, kjo që ka rrjedhur me këndoj termin, mos i ka pëlqyer kryeministrit, i pëlqen? Mos është rrjedhje e qëllimshme që e ka quajtur ashtu? Patjetër, për mua është rrjedhje e qëllimshme. Sepse komunikimi, komunikimi, jo, ajo i jep një justifikim atij, që ai… E, meqë thatë dalin vetëm ato që do ai, mos e do ai të quhet ashtu? Në rastet tek ata të Shijakut, ata thoshin insh’Allah mos vijë këtu se do na prishë punë. Ai vajti dhe atyre u doli më mirë.
Dhe në rastin konkret, këto fyerjet që përdor ajo ose etiketime ndaj janë justifikim përpara opinionit publik. të gjatit, janë, jo, përveç publikut, që shiko, e kam bërë vetë këtë, ai është… Shiko si flasin këta me njëri-tjetrin, se ai nuk është i përfshirë te kjo gjëja. Më kupton? Prandaj e ka nxjerrë. Ajo thotë na kërcënon për këtë punë. Ky është konotacioni dhe ata e thonë me këtë gjë. Mirëpo problemi është që këta kanë lënë, këta kanë lënë firma, kanë lënë gjurmë, kanë lënë shkresa. Pra deri në këto moment janë marrë gjashtë persona. Te kjo histori. Është zv/kryeministre dhe gjithë pjesa tjetër. Dhe akuza thashë është akuza më e lehtë që u është ngarkuar. Që s’duhet të ishte kështu, duhet të ishte komplet tjetër gjë dhe gjëja e parë që duhet të kërkonte prokurori me standardin që ka vendosur vetë SPAK-u, unë e kuptoj që është e vështirë për zotin Prençin që heton këtë, se s’është e lehtë ta hetosh atë. Duke patur parasysh thashë se çfarë kam bërë deri tani, prandaj është e vështirë, se ajo si vepër penale me ato që shohim ne aty, nuk është krim nga ato që thoshte kreu i SPAK-ut në parlament, që janë këta, këto krime intelektuale që nuk kapen.
Ata vetëm intelektualë nuk janë treguar aty. Ata kanë treguar qartazi, se si kanë punuar dhe ne jemi sot para faktit të kryer. Ata na kanë zhduk një 50 milionëshe mirë, Të thatë. na kanë zhdukur urën, Ura është e konsideruar ajo. pra, nëse deri tani… Të lutem foton e urës. Ramën me urën. Na e ka zhdukur një nga urat më të bukura që do ishte ajo në Shqipëri, e kanë zhdukur ata urën aty dhe e kanë zhdukur kështu si ai magjistari David Copperfield-i. Po. Dhe me të gjitha këto gjëra që ne kemi deri tani, njeriu kryesor që është aty, i marrë i pandehur tashmë, se i vetmi rast i ngjashëm është rasti i Benet Becit, që është dhe i pandehur dhe në detyrë.