Katër shqiptarë u ndaluan nga karabinierët në një pikë pagese në autostradë, të dyshuar si pjesë e një bande të organizuar “skifterësh”. Ata akuzohen për vjedhje ari dhe parash në Monte San Giusto.
Policia tha se ata kanë kryer një vjedhje me thyerje në një apartament në Villa San Filippo, por arratisja e tyre ishte jetëshkurtër. Alksioni u bë nga karabinierët e Osimo dhe Civitanova.
Të arrestuarit janë Florind Sefaj, Klaudio Demiri, Taulant Zyba dhe Givson Zyba. Objektivi i tyre ishin shtëpitë ku besonin se kishin para, bizhuteri ari apo sende të tjera me vlerë.
Pikasja e grupit u bë në vjedhjen e radhës në Monte San Giusto. Duke përfituar nga fakti që nuk kishte njeri në shtëpi, një bandë hyri me forcë në një shtëpi në Villa San Filippo, duke plaçkitur dhomat dhe duke vjedhur para dhe ar. Të pashqetësuar, kriminelët hapën dyert dhe sirtarët, duke kërkuar bizhuteri dhe çdo gjë tjetër me vlerë, përpara se të iknin.
Para se pronarët ta kuptonin vjedhjen, rreth orës 22:00, karabinierët nga Osimo, të ndihmuar nga kolegët e tyre nga Kompania Civitanova, ndaluan një Fiat në pikën e pagesës Civitanova në autostradën A14.
Katër shqiptarët ishin në makinë. Megjithatë, kontrolli zbuloi fenerë, doreza, kaçavida dhe mjete të ndryshme për vjedhje me thyerje, dhe më e rëndësishmja, bizhuteri dhe para të gatshme, prejardhjen e të cilave të katër nuk ishin në gjendje ta shpjegonin, informon media italiane.
Të katër personat, të cilët janë banorë të Abrucos, do të gjykohen këtë mëngjes në gjykatën e Maceratës, pas një kërkese nga Zëvendës Prokurorja Stefania Ciccioli. Karabinierët kontrolluan gjithashtu shtëpitë e shqiptarëve për prova të mëtejshme.