“Do të të vras familjen…”/ Dhuna MAKABRE që përjetonte bashkëshortja e Astrit Isufit, para se ai t’i vriste dy vëllezërit

Të tjera detaje të rënda janë zbardhur në lidhje me masakrën e ndodhur në Malishevë, ku Astrit Isufi vrau vëllezërit e bashkëshortes së tij.

Mediat në Kosovë kanë zbardhur dënimin që Isufi ka marrë në muajin prill për dhunën që k ushtruar ndaj bashkëshortes.

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Drenas, më 16 prill 2025 ka dënuar me 154 ditë burgim dhe 800 euro gjobë, ndërkaq Gjykata e Apelit më 26 qershor 2025 kishte ndryshuar këtë vendim, duke dënuar Isufin me 3 muaj burgim dhe 800 euro gjobë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 prill 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj Isufit për veprën penale dhunë në familje dhe kanosje.

Sipas aktakuzës të cituar në vendim të gjykatës, thuhet se Isufi më 30 mars 2025 me dashje dhe qëllim të cenimit të dinjitetit kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike.

Sipas dosjes, ai e kishte goditur gruan me peshqir, e kishte sulmuar me shuplaka disa herë, i ka hedhur pjatën e ushqimit në fytyrë e po ashtu e ka ngritur në ajër duke e futur në dhomë duke e lidhur me kabëll elektrik.

Më tej zbulohet se Isufi i është drejtuar me kërcënime bashkëshortes duke i thënë se do i vriste familjen nëse ajo ndahej nga ai.

“Ti nuk guxon me mu nda mua, se kam me të vra familjen ka me ti faruar krejt”-, thuhet në dosje.

Next