Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë vendimin për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për konfiskimin e pasurive të shtetasit Elvin Merlika dhe tetë personave të lidhur me të.
Elvin Merlika dyshohet si pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles.
“Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të pabazuar në ligj dhe në prova.
2. Revokimin e sekuestros të caktuar në kuadrin e procedimit pasuror Nr. 2 të vitit 2022 me vendimin Nr. 4, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e pasurive të sekuestruara pronarëve të tyre”, thuhet në vendimin e GJKKO.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 22.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Konfiskim pasurie kundër subjektit Elvin Merlika, personave të afërm H.M, E.M, A.M, J.M, B.M dhe personave të tretë E.R, E.R dhe A.H”.
2.. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, në bazë dhe për zbatim të neneve 4, 15, 17 dhe 41 të Kushtetutës; neneve 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar; neneve 4 gërma “a”, 13 dhe 16 të ligjit nr. 34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, i ndryshuar me ligjin nr. 19/2020; Jurisprudencës së GJEDNJ-së në çështjen “Yordanov and others v. Bulgaria”, datë 26.09.2023 dhe në çështjen “Todorov and others v. Bulgaria”, datë 13.07.2021, me vendimin nr. 17, datë 07.11.2025 vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si të pabazuar në ligj dhe në prova.
2. Revokimin e sekuestros të caktuar në kuadrin e procedimit pasuror Nr. 2 të vitit 2022 me vendimin Nr. 4, datë 23.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e pasurive të sekuestruara pronarëve të tyre.
3. Ngarkohet Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Tiranë për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 07.11.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.