Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji, gjatë një interviste për TAR, ka folur për raportin personal me moderatoren Grida Duma, me të cilën përflitet se është në një lidhje dashurie.
Në këtë intervistë përballë Ronaldo Sharkës, pyetjet e të cilit tanimë dihen se sa me “spec” dhe “ngacmuese” janë, ish-deputeti demokrat nuk nguroi që të shprehte krenarinë që ndjen, që në krahët e tij ka një partnere si Grida Duma.
“Jam shumë. Është fat dhe është pjesë e krenarisë dhe botëkuptimit të asaj që unë jam. E kam mbaj siç e keni parë, në aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por pa diskutim që mund të themi se është pjesë e rëndësishme apo pjesa më e rëndësishme e imja”, tha Salianji, teksa më tej u pyet edhe për martesën.
Sipas demokratit, dashuria duhet jetuar në të gjitha format e saj dhe se një çift nuk i lidh thjesht martesa.
“Unë mendoj se si të vjen apo varet se ku të vjen! Besoj se njeriu duhet të jetë jo vetëm i lirë, por duhet të zgjedhë e rrugën e vet. Nuk bën vetëm martesa që dy njerëz të jenë me njëri-tjetrin. Ndërsa në aspektin e bashkëjetesës, nuk mendoj se bën ndonjë ndryshim”, u shpreh më tej ish-deputeti demokrat duke na sjellë më tej Ervinin që nuk e njihnim deri më sot.
“Unë futem njerëzit besimtar. Besoj në zot dhe besoj se dashuria ekziston dhe nuk është vetëm në libra. Nuk e shoh si diçka kontratuale! Për mua është e rëndësishme kimia ndjesia, etj”, shtoi ai.