Rritje temperaturash dhe rrebeshe afatshkurtra ka paralajmëruar meteorologia Tanja Porja për ditën e sotme dhe këtë fundjavë. Ajo tha se rrebeshet do të nisin në orët e pasdites, ndërsa era do të jetë e fortë në hapësirat detare.
“Vranësira të dukshëm në territor. Kemi një rritje të lehtë të temperaturave në mëngjes edhe në mesditë 23 gradë është maksimumi i ditës së sotme. Do të kemi rrebeshe afatshkurtra në orët e vona të pasdites dhe era do të jetë e fortë në hapësirat kryesisht në kanalin e Otrantos.
Në orët e natës dhe paraditja e sotme kanë pasur shtim të vranësirave gjatë natës. Do të kemi prezence të reshjeve të pakta paraditen e sotme në verilindje dhe në qendër. Termometri ka shënuar rritje me 4 gradë”, tha Porja në A2 CNN.
Sipas meteorologes edhe paraditen e sotme do të kemi prezencë të reshjeve.
“Në pjesën e dytë të ditës vranësira shtohen në të gjithë territorin, presim reshje të pakta në zonat jugore , më të konsiderueshme në veri e zonat qendër”.
Porja theksoi reshjet do të intensifikohen gjatë natës, ndërsa paralajmëroi se Lezha Shkodra dhe Durrësi rrezikohen nga përmbytjet.
“Në mesnatë, gjatë natës dhe ditën e nesërme reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Rrezikohen Shkodra, Lezha dhe Durrësi nga përmbytjet”.
Sipas meteorologes, reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë fundjavës dhe do të ketë ndryshime të lehta të temperaturave