Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter goditi zonën në lindje të Kamçatkës, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Sipas raportimeve, epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, në një thellësi prej 40 kilometrash, rreth 129 kilometra nga qyteti i Petropavlovsk-Kamchatsky.
Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami. Kamçatka u godit nga një tërmet me magnitudë 8.8 gradë më 30 korrik të këtij viti, më i forti në botë që nga tërmeti që goditi Japoninë në vitin 2011.