Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë–Milot, ku u përfshinë dy automjete. Automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç, dhe një tjetër me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, humbën jetën drejtuesi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.
Hetimet paraprake të policisë tregojnë se aksidenti mund të ketë ndodhur si rezultat i kushteve të vështira atmosferike, me reshje të dendura shiu, por edhe për shkak të pozicionimit të gabuar të automjetit të drejtuesit A. Gj., i cili rezultoi i dehur në momentin e ngjarjes.