“Duhet të kisha eliminuar disa bastard …!”/Kryemadhi rendit arsyet që i çuan në divorc: S’duhet të isha …

Monika Kryemadhi, ka folur hapur për jetën e saj personale dhe ndarjen me ish-presidentin Ilir Meta, duke zbuluar disa nga vendimet që sipas saj ndikuan në divorcin e tyre.

Teksa u pyet në emisionin “Kjo Javë” në News24, se çfarë do ta kishte shpëtuar marrëdhënien e saj me Metën, Kryemadhi tha se nuk duhej, sipas saj, të ishte kryetare e LSI-së.

“E para që nuk duhet të kisha bërë është që nuk duhet të kisha zgjedhur të isha kryetare e LSI-së. Duhet të kisha pranuar të kisha shkuar Zonjë e Parë me Ilir Metën në Presidencë, siç kanë vajt të gjitha gratë e tjera aty, e kanë pasur zyrat e tyre”, tha ajo.

Më tej, ajo shtoi se me aq fuqi sa kishte të ndërhynte në jetën politike të ish-bashkëshortit të saj, një hap tjetër që do donte të kishte ndërmarrë për të mos arritur deri në divorc, do të ishte eliminimi i disa aktorëve politikë, që në fakt ajo i cilësoi si “bastard politik”, që manipuluan Metën.

“Me aq pak as më lejonte mua Ilir Meta të ndërhyja në jetën e tij politike, do të kisha eliminuar disa “bastardë polikë” që e manipuluan, uzurpuan jetën presidenciale të tij dhe axhendën politike duke e kthyer atë në një këndvështrim komplet tjetër që dashje pa dashje, edhe sot, gjithë beteja politike që shikojmë ne, ka treguar se vetë jeta politike e asaj kohe, mozhanca dhe opozita e asaj kohe që drejtohen nga Basha dhe unë, ishin në funksion të dëmtimi të rolit të Presidentit”, tha Kryemadhi.

Next