Ekzekutoi dy vëllezërit e bashkëshortes! Gjykata merr vendimin per Astrit Isufin

Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur që Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen me armë zjarri të dy vëllezërve të bashkëshortes së tij, Driton dhe Naim Morina, të qëndrojë në burg.

Seanca u zhvillua në ambientet e QKUK-së në Prishtinë për shkak të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, vlerësoi se lirimi i tij mund të rrezikonte rrjedhën e hetimeve, përfshirë arratisjen, ndikimin tek të dëmtuarit ose përsëritjen e veprës penale.

Sipas vendimit, Isufi do të qëndrojë në paraburgim deri më 6 dhjetor 2025, duke filluar nga data e arrestimit më 7 nëntor 2025. Palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit të Kosovës

Next