Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për moszhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë, një grup mbështetësish të Erion Veliajt nuk e kanë fshehur entuziazmin në rrjetet sociale.
Ndër ta edhe aktorja Olta Gixhari, e cila publikoi një story në Instagram me një mesazh emocional për kryebashkiakun e pezulluar.
“Vetëm kur e humbasim dikë, e kuptojmë se sa shumë rëndësi ka pasur! Ne e kemi vesh, i duam më shumë njerëzit në mungesë. Jo çdo gjë e keqe vjen për keq Lali, Tirana është qelbur dhe është në kaos, uroj të kthehesh sa më shpejt në vendin që të takon dhe që meriton”, shkruan Gixhari në postimin e saj, të shoqëruar me një foto të Veliajt.
Kujtojmë se Gjykatës Kushtetuese vendosi pezullimin e shkarkimit nga detyra si kryebashkiak të Erion Veliajt.
Gjykata arsyetoi se Këshilli Bashkiak dhe Qeveria kanë vepruar në shkelje të Kushtetutës kur shkarkuan Erion Veliajn me argumentin se nuk u paraqit 3 muaj në detyrë. Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit.