Filip Shehu, autori i vrasjes së picierit Indrit Islamllari te “Komuna e Parisit”, kishte disa kohë që kurohej nga një psikolog në Tiranë, për shkak të gjendjes depresive që po kalonte.
Shehu, konsumonte ilaçe për përmirësimin e memories dhe ilaçe anti-depresivë, ndërkohë që punonte dhe si përgatitës i brumit të picave pikërisht në picerinë ku ndodhi ngjarja e rëndë e vrasjes së Indrit Islamllarit.
Autori i krimit kishte vetëm 7 muajsh që ishte i punësuar te restorant “City lounge”, si picier dhe përgatitës brumi. Konflite ka pasur herë pas here me Indrit Islamllarin, i cili shpesh herë e ofendonte dhe tallte.
Edhe ditën e ngjarjes Indriti e ka fyer rëndë duke i thënë: “…Unë të q..rropt…”. Fyerje kjo që ka sjellë nxehjen e Filip Shehut, i cili ka rrëmbyer një thikë dhe më pas e ka qëlluar disa herë Indritin në gjoks dhe bark, duke e lënë të vdekur në vend.
Syri.net ka mundur të sigurojë dëshminë e plotë të Filip Shehut, i cili ndër të tjera ka treguar se bashkë me të në picerinë e këtij restoranti punojnë dhe Indrit Islamllari si dhe Arturi, por mbiemrin nuk ja di, të cilët ai i ka gjetur në këtë restorant si punonjës.
Filip Shehu, zakonisht e merr punën në orën 13:00 dhe punon deri në orën 23:00. Marrëdhënia e tij me picierin tjetër Arturin ka qenë gjatë tërë kohës shumë e mirë dhe normale dhe nuk kanë pasur kurrë asnjë lloj konflikti apo mosmarrëveshje mes njeri-tjetrit.
Përsa i përket picierit tjetër, Indritit, muajt e parë marrëdhënia e tyre ka qenë normale dhe nuk kanë pasur me njeri-tjetrin asnjë lloj konflikti.
Gjatë këtyre 2-3 muajve të fundit, Indriti, gjatë punës ka nisur ta shqetësoj dhe fyejë në shumë raste për shkaqe se ai kërkonte që ata të bënin gjëra në punë sipas dëshirës së tij dhe jo sipas porosive që kishin marrë nga pronari dhe menaxheri në lidhje me mbarëvajtjen e punës.
Shpesh herë këto fyerje nga ana e tij kanë arritur në sharje të rënda por ai vazhdimisht është shmangur duke mos dashur të agravojë situata dhe ka bërë sipas kërkesave të Indritit.
Këtë marrëdhënie dhe mënyrë sjellje Indriti e ka pasur jo vetëm me të por krijonte debate dhe fyente dhe Arturin si dhe pjesëtar të tjerë të stafit të restorantit.
Shpesh herë gjatë kësaj sjellje që bënte Indriti me të dhe pjesën tjetër të stafit prezent ka qenë dhe menaxherja si dhe pronari i restorantit te cilët i kane tërheq vëmendjen atij.
Ditën e ngjarjes në 28 Tetor 2025, Filip Shehu tregon se ka shkuar në punë si zakonisht rreth orës 13:00 dhe sapo është paraqitur në punë ka nisur me përgatitjen e përbërësve të picave dhe brumit.
Indriti, ka ardhur në punë rreth orës 14:00 dhe sapo ka ardhur ata kanë nisur të punojnë pasi kishin porosi për të pjekur pica.
Rreth orës 15:30 një punonjëse e kuzhinës e cila quhet Zamira, ka kërkuar që të merrte nga ata proshutë krudo për të përgatitur disa antipasta që i kishte porosi në restorant.
Indriti i tha: “…nuk ka prije vetë…”.
Zamira i ka thënë Indritit: “…se nuk di ta pres vetë mishin e krudos sepse ishte i paprerë fare…”.
Këtë bisedë e dëgjoi edhe Filip Shehu, i cili ndërhyri the i tha Indritit që: “…do ia jap unë se do e pres vetë…”.
Indriti i kthehu përgjigje dhe i tha fjalët: “…jo s’ke për t’i dhënë..”.
Filipi i tha me fjalët: “…Unë krudon e pres vetë dhe do ia jap…”.
Dhe ndërkohë shkoi të merrte vasketën me mishin krudo dhe e solli mbi banak dhe nisi të priste disa gjëra dhe Indriti kur pa mishin i tha përsëri: “…Jo…” s’ke për t’ja dhënë dhe i foli me ton të ashpër.
Filipi, e ka marrë proshutën krudo që kishte dhe siç kanë vepruar përherë më parë ka dashur t’ja japi Zamirës dhe në atë moment ka ndërhyrë Indriti, duke e marrë me forcë dhe duke e tërhequr vasketën me proshutë duke i thënë mos t’ja jepte se e dinte ai.
Shehu, i ka thënë që ata e kanë bërë përherë si veprim këtë që ju japin proshutë kur ju duhet, por ai i tha që e di ai vetë s’ka për tua dhënë dhe e ka sharë duke i thënë: “…Unë të q..rropt…”.
Në këtë moment, pasi Indriti e ka sharë ai e ka humbur kontrollin dhe është ndjerë shumë i ofenduar duke qenë se ishte rast i përsëritur në gjaknxehtësi e sipër ka marrë një thikë, e cila ndodhej në banakun e picerisë dhe me atë thikë e ka qëlluar Indritin 3 herë në pjesë të ndryshme të trupit të tij.
Pasi e ka qëlluar tre herë, ai e ka lënë thikën të lavamani që ndodhet pranë banakut të picerisë dhe ka shkuar të ndërrohet në tualet dhe ka qëndruar në pritje të policisë.
Ai shprehet shumë i penduar për veprimin që ka kryer por duke qenë vazhdimisht i fyer nga Indriti ai e ka humbur kontrollin dhe ka reaguar duke marrë thikën dhe duke e qëlluar atë.
Pas ngjarjes ai ka shprehur pendesë të thellë për veprimin e kryer dhe mendon që më e mira do ishte që ai të largohej nga puna më mirë se sa ka kryer atë veprim.
Gjithashtu ai deklaron se prej muajit prill 2025, të këtij viti përdor medikamente për përmirësimin e memories si dhe anti depresive, medikamnte të cilat ja ka dhënë një mjek psikiatër, të cilit nuk ja mban mend emrin, por kliniken e ka te lulishte “1 maji”, pranë Urës së Tabakëve. /Nga Elton Qyno – Syri.net