VIDEO E RËNDË/ Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve në një klub nate, qëllohet më thikë roja i sigurisë

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e së dielës së kaluar në një klub nate në Zvicër, mes shqiptarëve nga Kosova. Bëhet me dije se një 26-vjeçar ka plagosur rojen e sigurisë, 34 vjeç.

Një dëshmitar, i cili pretendon të jetë mik i të autorit të dyshuar, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Sipas tij, incidenti nisi kur njëri nga miqtë e grupit, që mezi qëndronte në këmbë, u kap menjëherë nga rojet e sigurisë dhe u tërhoq me forcë jashtë lokalit.

“Ne ishim rreth 15 veta, kishim rezervuar një tavolinë dhe po argëtoheshim. Kishim pirë shumë dhe shpenzuam shumë para. Ne kundërshtuam dhe dolëm me të. Aty, rojet filluan të na godisnin”, tha dëshmitari.

Nga përplasja jashtë klubit kanë mbetur të lënduar edhe disa persona të tjerë. Ndëkohë, autoritetet zvicerane po hetojnë rrethanat e plota të incidentit, ndërsa autori i dyshuar ndodhet në paraburgim. Gjithashtu janë publikuar video që tregojnë momentet që çuan në sulmin me thikë. Në pamje shihen të paktën pesë roje sigurie, duke u përballur dhe grushtuar në mënyrë agresive me një grup pjesëmarrësish në festë.

Dy persona bien përtokë, njëri prej të cilëve godet kokën në trotuar dhe më pas mbetet shtrirë aty. Një gazetar, i cili pretendon se është nga rrethi i të arrestuarit, ka zbuluar tani se çfarë ndodhi para sulmit.

“Ishim në klub me një grup prej rreth 15 personash, kishim rezervuar një tavolinë dhe po kalonim mirë. Alkooli po qarkullonte lirshëm. Shpenzuam shumë para. Kur njëri nga grupi pati vështirësi të qëndronte në këmbë, u kap menjëherë nga sigurimi. Ai u tërhoq jashtë me forcë. Ai dhe kolegët e tij protestuan kundër veprimit dhe dolën jashtë me kolegun e tyre. Atje, ekipi i sigurisë menjëherë përdori sprej me piper dhe filloi të na rrihte,“- rrëfen 30-vjeçari nga Aargau.

Next