Viktima, punëtor ndërtimi? Misteri me trupin e karbonizuar brenda mjetit të djegur me targa të falsifikuara! Shqiptari u zhduk, ndërsa makinën e kishte braktisur në….

Identiteti i personit, trupi i të cili u gjet i karbonizuar brenda një automjeti të djegur, pasditen e së premtes në Skourta, Viotia, ende nuk është zbuluar.

Siç shihet, makina u gjet në një vend jashtëzakonisht të izoluar, ku mund të shkohej vetëm përmes një rrugë rurale në gjendje të keqe.

Sipas burimeve policore, një shqiptar me profesion punëtor ndërtimi, u raportua i zhdukur në zonë, por që më parë nuk ishte raportuar në polici.

Protothema.gr, raporton se ndërtuesi shqiptar u largua nga Vilia dhe shkoi në Skourta, me makinën e tij, e cila ishte e braktisur në fshat.

Ndërkohë pritet të merret ADN-ja nga të afërmit e shqiptarit dhe nga trupi i gjetur i dekompozuar për të parë nëse janë identikë.

Ndërkohë makina rezulton se ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara.

Next