“Belinda Balluku duhet të arrestohet”/ Ish-kandidati reagon me tone të ashpra: Ka …

sh-kandidati i Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, i ftuar në një studio televizive tha sot se zv/kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet, duhet të ishte në burg për korrupsionin që ka bërë me tenderin e Llogarasë për të cilin është marrë e pandehur, por edhe për aferat e tjera si ajo e 2 tigrave me energjinë elektrike.

Teksa bëhej analiza e zgjedhjeve lokale të pjesshme në 5 bashki në vend, ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit, vuri në dukje se opozita duhet të kishte përfituar nga gjendja katastrofike ku ndodhet qeveria dhe të kishte dalë me kandidatët e saj. Ai vuri theksin tek aferat e zv/kryeministres.

“Balluku duhet të ishte në burg prej kohësh, ka vjedhur miliona euro me tunelin, miliona euro me 2 tigrat, e kuptoni sa para kanë futur në xhep këta. Unë e kam denoncuar dhjetëra herë për tenderat abuzivë. Por si mund të mos përfitojmë ne nga kjo situatë. Ka një mosreagim të çuditshëm sot, mund të ishin bërë rrugë, spitale e shkolla me ato lekë, si të mos ketë reagim”, tha ai.

Hoxha shtoi se qeverisja e mazhorancës po shkon drejt fundit dhe për çështje javësh mund të rrëzohet.

“Koha e Rilindjes ka marrë fund dhe them se Rama mund të mos e hajë gjelin e Krishtlindjeve. Qeveria do bjerë se është e dënuar që të bjerë. Kudo që ta prekësh këtë qeveri, vjen era korrupsion”, tha politikani i opozitës.

Por Hoxha ritheksoi se ministrja Balluku duhet të arrestohet për aferat dhe mbështeti SPAK në hetimet e tij.

“Ministrja Balluku duhet arrestuar, e ka vendin në burg dhe unë mbështes SPAK-un në hetimet e tij dhe që të veprojë. Kemi sot një qeveri të Sorrosit. Këtu vidhet me ligj”, tha ai mes të tjerash.

Next