“Ti duhet të arrestohesh!” Arbeni ngre akuza të forta ndaj babait: Ke bërë krime …! (Video)

Një rast tronditës vjen në “Shihemi në Gjyq” pasi djali, Arbeni kërkon të arrestohet i ati, Ramadani. Në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai thotë se po ndalon një krim.

Arben: Kam ardhur të denoncoj Ramadan Shulin se po ndodh një krim. Kam ardhur të ndaloj krimin!

Me hyrjen në studio, Arbeni thotë se e ka vështirë, por sipas tij është gjëja e duhur për t’u bërë.

Arben: Për mua është shumë e vështirë që kam arritur sot në këtë gjendje, denoncoj babain tim për një krim që mund të vazhdojë dhe ka kohë, por nuk e shoh që të ketë ndalim.

Kur i ati hyn në studio, Arbeni e akuzon të atin për tradhti dhe i thotë se duhet të arrestohet.

Arben: Si ka mundësi më del përpara?

Ramadan: Si ka mundësi të më shash ti mua?

Arben: Si mund të quhesh baba ti që na ke sjellë një tradhti të paparë?

Ramadan: S’ke turp që…

Arben: Si ka mundësi që më ke çuar në këtë gjendje? Kam këtu e një vit po vij vërdallë, nuk më the njëherë të vërtetën! Pse nuk më the të vërtetën? Pse duhet të arrij unë në pikën e fundit…

Ramadan: Me mirëbesim kam qenë!

Arben: Ç’është ky mirëbesim në një kohë që ti nuk ke besuar evlatin tënd, nuk ke besuar vëllain tënd?

Ramadan: Shporru tutje! Nuk je evlat ti!

Arben: Unë do të shporrem, por edhe ti je i përjashtuar prej shtëpisë! Ti duhet të arrestohesh!

Ramadan: Atë e thua ti!

Arben: Ke bërë krime të papara, po nuk ka shtet këtu që t’ju lidhë juve të këtillëve!

Ramadan: Shko te vendi shko!

Arben: Ç’janë këto të papara? Nxjerr evlatin tënd ti? E ke shitur?

Ramadan: Ku i kam lekët që e kam shitur?

Arben: Ti e di ku i ke çuar!

Në studio ndodhet edhe nipi i Ramadanit, Feridoni, i cili po ashtu akuzon xhaxhanë se ka përçarë familjen./tvklan.al

Next