Një ngjarje tragjike është shënuar në Shkodër, ku një shtetas ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në një shtyllë.
Paraprakisht dyshohet se viktima ishte punonjës i një kompanie interneti dhe se aksidenti ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave të tij të punës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa pritet të sqarohen përgjegjësitë dhe shkaqet e sakta të aksidentit.