Zbulohet SHIFRA / Paga mesatare për drejtuesit e parë të Policisë së Shtetit rritet deri në …

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu njoftoi nivelin e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, që do të hyjë në fuqi nga janari 2026.

Sipas ministres, pagat bazë dhe shtesat për kushte pune dhe ushqim do të rriten në të gjitha nivelet hierarkike të strukturës së policisë nga inspektorët e thjeshtë deri te drejtuesit e lartë.

Pas kësaj rritjeje, paga mesatare për drejtuesit e parë do të arrijë deri në 171,500 lekë, duke përfaqësuar një tjetër hap në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike.

Koçiu theksoi se ky vendim është pjesë e angazhimit të qeverisë për të përmirësuar kushtet e punës dhe motivimin e punonjësve të rendit, të cilët janë në vijën e parë të shërbimit ndaj qytetarëve.

Nga 1 janari 2026, pagat bazë dhe shtesat për ushqim dhe kushtet e punës të punonjësve të Policisë së Shtetit do të rriten në të gjitha nivelet hierarkike. Paga mesatare llogaritet për punonjësit me një vjetërsi mesatare prej 15 vjetësh.

Detajet sipas kategorive:

Inspektori i thjeshtë, paga bazë nga 80,500 lekë rritet në 84,525 lekë (+4,025 lekë)

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 100,000 lekë

Nënkomisari, paga bazë nga 95,500 lekë rritet në 101,000 lekë (+5,500 lekë)

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 116,000 lekë

Komisari, paga bazë nga 105,000 lekë rritet në 110,600 lekë (+5,600 lekë)

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 125,600 lekë

Kryekomisari, paga bazë nga 115,500 lekë rritet në 120,825 lekë (+5,325 lekë)

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 135,075 lekë

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, paga bazë nga 130,500 lekë rritet në 141,450 lekë (+10,950 lekë).

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 156,450 lekë

Drejtuesi i Parë, paga bazë nga 145,500 lekë rritet në 156,825 lekë (+11,325 lekë)

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 171,575 lekë.

Next