Vetëm pak minutave pas lajmeve se SPAK ka thërritur Sali Berishën për të dëshmuar mbi 21 Janarin, në protestën ku u vranë katër qytetarë, ka reaguar dhe avokati i kryetarit të Partisë Demokratike.
Në reagim Genc Gjokutaj shprehet se nuk ka ende një njoftim. Ai akuzon prokurorët për “agjendë politike” duke thënë se fletëthirrja doli në media më para se të komunikohej te Berisha.
Deklarata e Gjokutajt:
Te nderuar Miq!
Në lajmet e edicionit të orës 15.00 u njoftua thirrja e zotit Sali Berisha në SPAK ditën e premte datë 14.11.2025 ora 10.00 në lidhje me hetimet e 21 janarit!
Në cilësinë e avokatit mbrojtës të zotit Berisha sqaroj se nuk ka asnjë njoftim të Tij siç pretendohet.
Ky njoftim i rremë dhe i pakomunikuar bëhet nga institucione dhe prokurorë që paguhen për zbulimin e së vërtetes dhe jo për të shpifur! Dalja në media e një njoftimi të pakomunikuar tregon dhe provon edhe një here agendën politike në shërbim të Qeverise nga ana e SPAK!
Po si gjithnjë kush gënjen një herë gënjen përhere! G