Një përleshje e përgjakshme ka ndodhur mes mes grupeve shqiptare në në Itali.
Bëhet me dije se nga përleshja ku u përdorën thika dhe armë zjarri, tre persona mbetën të plagosur. Sipas mediave vendase, përplasja mes bandave shqiptare ka ndodhur për larje hesapesh mes grupeve shqiptare.
Konkretisht, incidenti ndodhi më 10 nëntor, rreth orës 17:00, në Mogliano Veneto (Treviso), ku bandat u përleshën në parkingun në Via Svevo, pak hapa larg një shkolle.
Pas, ngjarjes, të plagosurit u transportuan me ambulancë dhe të gjithë kanë plagë, ndërsa policia po kryen veprimet hetimore.
Gjithashtu, ata po kërkojnë armët me të cilën është qëlluar dhe deri më tani janë konfirmuar tre të tilla. Po ashtu mendohet se njëri prej autorëve të ketë hedhur armën diku afër dhe të jetë larguar.
Mediat italiane shkruajnë ndër të tjera se disa nga personat e përfshirë në përleshje u larguan me të mbërritur policia.