Një video private mund t’i kushtojë shumë Moumi Ngamaleu. Sulmuesi i Dinamos së Moskës dhe i Kamerunit ka qenë së fundmi në qendër të një skandal mediatik që ka marrë vëmendje të gjerë në rrjetet sociale.
Partnerja e tij, artistja ruse Nikki Seey, postoi një video në të cilën pretendon se e ka kapur futbollistin me një grua tjetër në shtëpinë e tyre. Incidenti, i cili ndodhi një ditë pas ditëlindjes së Nikkit, thuhet se kërkoi ndërhyrjen e policisë pas një konfrontimi të nxehtë midis dy palëve.
Videoja, e cila u bë shpejt virale, shkaktoi reagime të gjera midis tifozëve dhe medias, veçanërisht pasi Ngamaleu mbante veshur pantallona të shkurtra të ekipit kombëtar të Kamerunit kur u regjistrua. Seey, 25 vjeç, thuhet se kërkoi ndihmën e dy rojeve të sigurisë dhe një miku për të hapur me forcë derën e dhomës së gjumit ku ishin të mbyllur lojtari dhe e dashura e tij. (VIDEO)
Për shkak të këtij incidenti, Ngamaleu thuhet se humbi edhe fluturimin e tij për në kampin stërvitor të ekipit kombëtar të Kamerunit, për të cilin ishte thirrur. Të enjten, Kameruni do të përballet me Republikën Demokratike të Kongos në gjysmëfinalen e playoff-eve kontinentale.
Sulmuesi, i cili ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, pritet të kthehet në ekip në orët e ardhshme, megjithëse në këtë pikë rreziku i “ndëshkimit” është real.