Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar procedurat e tenderit për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, për të cilin është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku, duke u shprehur se ka pasur ndërhyrje direkte politike dhe parregullsi të rënda në proces.
Sipas Lalës, tenderi i parë për projektin u hap dhe u shpall fitues kompania shqiptare “Gjoka”, por më pas tenderi u anulua, dhe në garë u fut një kompani turke, e cila fitoi me një vlerë shumë më të lartë financiare.
Lala shprehet se Balluku e ka orientuar Berberin dhe i ka diktuar atij të gjitha veprimet që janë kryer me tenderin dhe i dikton fituesin.
“Nga bisedimet është vërtetuar që shteti nuk ka funksionuar sipas rregullave dhe ligjeve, por sipas orekseve të politikanëve dhe shumës së parave që janë vjedhur”, theksoi ajo, ndërsa shtoi se arroganca dhe ndikimi i ministres Belinda Balluku në këtë proces kanë qenë të dukshme.
“Ajo që unë kam kuptuar nga ajo dosje kam evidentuar nuk ka të bëjë vetëm me përcaktimin e tenderit të vetvete, por tek arroganca me të cilën Balluku ka vepruar. Evis Berberi i detyrohej Balluku në të gjitha dimensionet e veta. Balluku ka pasur aq shumë vetëbesim sa nuk e ka menduar asnjëherë se do dilnin bisedime të tilla”’, tha ajo.
Klodiana Lala: Tuneli i Llogarasë, u hap tenderi i parë dhe u shpall fitues “Gjoka”, më pas e anulon tenderin. Me pas kemi kompaninë turke që kanë fituar tenderin me një vlerë shumë më të konsiderueshme.
Balluku e ka orientuar Berberin dhe i ka diktuar atij të gjitha veprimet që janë kryer me tenderin dhe i dikton fituesin. Nga bisedimet është vërtetuar që shteti nuk ka funksionuar sipas rregullave dhe ligjeve, por sipas orekseve të politikanëve dhe shumës së parave që janë vjedhur.
Ajo që unë kam kuptuar nga ajo dosje kam evidentuar nuk ka të bëjë vetëm me përcaktimin e tenderit të vetvete, por tek arroganca me të cilën Balluku ka vepruar. Evis Berberi i detyrohej Balluku në të gjitha dimensionet e veta. Balluku ka pasur aq shumë vetëbesim sa nuk e ka menduar asnjëherë se do dilnin bisedime të tilla. Po të donte ta përcaktonte atë tender e thërriste në zyrën, kokë më kokë, i thoshte që unë dua këtë kompani.
Por arroganca që ajo ka treguar, po të shohësh si urdhëron sikur nuk është një bisedë mes dy të ngjashme, por flitet për një tender që do të vidheshin miliona euro. Në fund i thotë “hape tenderin se plasa”. Berberi hap tenderin dhe del fitues kompanitë turke. Rama është në takime, po ta shohësh dosjen, aty ka dhe referenca të të gjitha takimeve të Ballukut dhe Ramës në Turqi.
I kam sqaruar më herët, disa foto janë fshirë, por disa foto janë rikuperuar nga një kompani amerikane. Është rikuperuar edhe nga SPAK.
Tenderi i supervizimit ka dy momente thelbësore, janë marrë të gjithë inxhinierët që duhet të vinin nga Greqia, ndërkohë që janë të gjithë shqiptarë që kanë shkuar për shuma qesharake për të punuar, ose nuk e kanë ditur fare. Janë në dosjen e Berberit këta.