Detaje të reja janë zbardhur lidhur me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë, ku dy persona u arrestua dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim, dy prej të cilëve janë vajza.
Autorët e arrestuar u identifikuan si, Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, M.M dhe S.C.
Mësohet se kjo e fundit kishte pasur një lidhje dashurie me 27-vjeçarin dhe njëkohësisht edhe me një prej të arrestuarve, Lusjan Kimzën. 24-vjeçari pasi ka parë se e dashura fliste ende me mesazhe me 27-vjecarin ka kërkuar që t’i merrnin para.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se të pesë personat kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të detyruar 27-vjeçarin tu jepte para.
Ata e kanë mbajtur peng për disa orë në një apartament dhe e kanë dhunuar fizikisht, derisa ai u ka dhënë shumën prej 5000 eurosh. Më pas, e kanë kanosur përsëri për t’u dhënë edhe një shumë tjetër.
Policia gjithashtu njoftoi se u krye kontroll në banesën e Agustin Kimzës, 60 vjeç, Lusjan Kimzës, ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po ashtu në dhomën e të riut u gjetën 5000 euro, shuma e dyshuar që i kanë marrë 27-vjeçarit.