Po udhëtonte me 6 kg kokainë dhe 18 mijë euro në makinë, pranga 21-vjeçarin shqiptar në Itali!

arabinierët e Barit arrestuan në flagrancë një 21-vjeçar shqiptar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

I riu po udhëtonte nëpër qytet me makinë, kur oficerët e karabinierëve e ndaluan.

Sjellja e dyshimtë i shtyu oficerët të kontrollonin makinën, ku gjetën një vend të krijuar për të fshehur sende, nën sediljen e pasme të makinës.

Aty oficerët gjetën 6 kg kokainë të ndarë në pako dhe 18100 euro cash, në prerje të ndryshme.

I shoqëruar në stacionin e policisë dhe i nënshtruar hetimeve të mëtejshme, i riu u arrestua dhe u transferua në burgun e Barit për shqyrtim gjyqësor.

Next