“Për të gjithë ata që e konsumojnë dhe paguajnë energjinë elektrike me punën e tyre të ndershme, ajo që ndodhi me uljen e çmimit të energjisë ishte një lajm pozitiv edhe pse si të gjithë lajmet pozitive në këtë vend madje në çdo vend pati nga ata që e përqeshen fort, por kjo përqeshje nuk i hoqi asgjë faktit që ky i yni është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit ulje të çmimit të energjisë dhe një ulje me 10%.
Burimet njerëzore të OSHEE nuk përfshihen drejtpërdrejt në buxhetin për rritjen e pagave, dua ta theksoj sot që në radhë të parë për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë indeksim të pagave me 6.1%, për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë rritje page me 75 mijë leke të reja në muaj.
Dhe për inxhinierët elektrik do të ketë rritje page me 12 500 lekë të reja në muaj,” tha Rama.