Shkoi për takim intim por u mor peng, si ra në kurth 27-vjeçari në Tiranë (Detajet)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja e 27-vjeçarit në Tiranë, ngjarje për të cilën janë arrestuar 2 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Në pranga kanë rënë Lusjan Kimza dhe Asmireld Nimani, ndërsa në kërkim janë shpallur , Klajdi Limani dhe S.C dhe një vajzë 25 vjeçare.

Si ra në kurth 27-vjeçari

Lusjan Kimza pasi zbuloi disa mesazhe në telefonin e të dashurës së tij, Suate Cenoaliaj, mësoi se 27-vjeçari e ngacmonte atë.

Pas kësaj, përmes shoqes së të dashurës së tij, Monika Marku, ai e ka futur në kurth 27-vjeçarin dhe i ka lënë një takim në një apartament me qira ditore në Tiranë.

Kur ka mbërritur në apartament ai ka kuptuar se ‘surpriza’ nuk ishte ajo që kishte menduar, por në fakt ishte marrë peng.

Lusjan Kimza në bashkëpunim me miqtë e tij, Asmireld Nimani dhe Klajdi Ninami, e kanë dhunuar dhe i kanë kërkuar 5 mijë euro, të cilat ua ka dhënë.

Pasi është lënë i lirë, 27-vjeçari është paraqitur në spital për të marrë ndihmë, nga ku janë vënë në dijeni autoritetet policore për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë

Në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.

Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit).

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

Next