Skandali tjetër i Belinda Ballukut me tenderin e ndërtimit të portit të ri, ja si u favorizua kompania greke dhe u…

Pas tunelit të Llogarasë dhe aeroportit të Vlorës, një tjetër tender gjigant nën firmën e Belinda Ballukut ngjall dyshime për paracaktim, mungesë gare reale dhe favorizim të interesave të huaja.

Dyshime serioze ngrihen mbi mënyrën se si është zhvilluar tenderi për ndërtimin e portit të ri të Porto Romanos në Durrës, një nga projektet më të mëdha publike të dekadës, që menaxhohet drejtpërdrejt nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku.

Ky port parashikohet të zëvendësojë portin aktual të Durrësit, duke u shndërruar në portën hyrëse të Korridorit 8 të NATO-s, por mënyra se si është menaxhuar procedura e tenderimit ka ngjallur dyshime për mungesë transparence, ndikim të interesave të huaja si Rusia, Greqia dhe Serbia dhe favorizime të qëllimshme.

Dyshohet se procesi i përzgjedhjes së kompanisë fituese ka qenë i diskutueshëm, ndërsa disa kompani perëndimore të nivelit të lartë janë skualifikuar në mënyrë të papritur, duke i hapur rrugë një kompanie greke me lidhje të debatueshme.

Çfarë ka ndodhur me Porto Romanon?

– Në korrik 2021 u hap tenderi për “Projektim të Detajuar të Porto Romanos”.

– Në nëntor 2021, RoyalHaskoningDHV&Partners u shpall fitues;

– Në fund të vitit 2022 u prezantua Projekti Teknik i Detajuar;

– Në korrik 2024, Autoriteti Portual i Durrësit nisi tenderin për ndërtimin e Porto Romanos – Faza I, me një limit buxhetor prej 39.3 miliardë lekësh, ose afërsisht 400 milionë euro. U rilançua në dhjetor 2024.

– Në shkurt 2025, 5 kompani morën pjesë në tender.

– Në prill 2025 vetëm 2 kompani u kualifikuan:

ArchirodonConstruction (Overseas) CompanyLtd. / Qipro – www.archirodon.net
VanOordDredging B.V. / Holandë – www.vanoord.com &Besix / Belgjikë – www.besix.com

Dhe u skualifikuan:

Boskalis / Holandë www.boskalis.com &WebuildS.p.A. / Itali www.webuildgroup.com
ChinaCommunicationsConstructionCompany CCCC www.ccccltd.cn
Jan De Nul / Belgjikë www.jandenul.com &SoletancheBachyInt’l www.soletanche-bachy.com &VinciConstructionGeoinfrastructure / Francë www.vinci-construction-geoinfrastructure.com
Konsorciumi francez, me i madhi ne Europe e apeloi vendimin shumë të diskutueshëm, por nuk fitoi.

Prapaskenat

Burime pranë qeverisë franceze kanë bërë të ditur se edhe presidenti Emmanuel Macron i ka shprehur pakënaqësinë kryeministrit Edi Rama për mënyrën se si u trajtua konsorciumi francez, pa arritur të ndikojë në vendimin përfundimtar. Komisioni i vlerësimit të tenderit, sipas të dhënave, përbëhej nga tre specialistë të huaj të kompanisë Royal HaskoningDHV, një përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe drejtori i Autoritetit Portual të Durrësit, i cili thuhet se ka pasur më parë angazhime në kompani greke.

Pse u zgjodh kompania më pak e kualifikuar – Archirodon?

Pas muajsh përplasjesh midis holandezëve, francezëve dhe shqiptarëve të këtij komisioni, Balluku mori atë që donte dhe në fshehtësi të plotë i dërgoi ftesë për ofertë VETËM ARCHIRODON. Kështu, duke bërë një tender vetëm me NJË PJESËMARRËS. Përveç mungesës së transparencës ndaj VanOord, të cilën qëllimisht e shkëputën elektronikisht nga sistemi i prokurimit dhe nuk e njoftuan për asnjë veprim skualifikimi, pra VanOord nuk mund të apelojë asnjë vendim, komisioni u kërkoi grekëve të paraqisnin ofertën brenda DY muajve, ndërsa normalisht duhen të paktën GJASHTË muaj për të përgatitur një ofertë. Një tjetër detaj që ka ngritur pikëpyetje është fakti se në raundin e parë Archirodon nuk kishte paraqitur garancinë bankare prej 8 milionë eurosh, siç kërkonte dokumentacioni, ndërsa në fazën e dytë kjo garanci është hequr nga kriteret. Po ashtu, kompania ka kërkuar që pagesat të mos kryhen në lekë dhe që çdo mosmarrëveshje të gjykohet në arbitrazh ndërkombëtar, kërkesa që bien ndesh me standardet e përcaktuara në tenderin publik.

Ndikimi i fuqive të huaja

Ekspertët e lidhin këtë situatë me një lojë të gjerë interesash gjeopolitike, ku mund të jenë përfshirë grupe që synojnë sabotimin e ndërtimit të Korridorit 8, projekt i mbështetur nga NATO dhe SHBA, pasi ky korridor shihet si alternativë strategjike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, në rivalitet të drejtpërdrejtë me Korridorin 10, që kontrollohet kryesisht nga Greqia dhe Serbia.

Burime nga partnerët ndërkombëtarë të sigurisë kanë paralajmëruar prej kohësh Tiranën për mundësinë e ndikimit të interesave të huaja në procesin e zhvillimit të Porto Romanos, por pavarësisht këtyre sinjaleve, procedurat janë vijuar normalisht nga Balluku.

Shërbimet partnere të sigurisë në rajon kanë paralajmëruar se pas këtij projekti mund të qëndrojnë interesa të organizuara greke, serbe dhe ruse, të cilat kanë përfituar nga korrupsioni endemik në qeverinë shqiptare.

Next