Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zbuluar detaje nga burime të fshehta brenda selisë së PS-së lidhur me tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Zëvendëskryeministres Lubiana Balluku.
Sipas Berishës Lubia Balluku ka nxjerrë dhëmbët e kërcënimit ndaj Ramës dhe të tjerëve në mbledhjen e fundit.
Skena Nё Mbledhjen E PS-së
Mbledhja u zhvillua pas sulmeve të fundit publike ku Rama ka sulmuar Skapin dhe ka mbrojtur Ballukun duke e quajtur të pafajshme dhe sulmet kundër saj si sulme kundër partisë.
Qëndrimi I Ballukut Pavarësisht mbrojtjes nga Rama Lubia ka qenë e egër dhe e pamëshirshme ndaj audiencës duke e bërë të qartë se do të marrë të tjerët me vete
Kërcënimi Direkt Balluku i ka thënë Ramës se për çdo gjë që mund të avancojë do të jetë ai kurban para saj me arsyetimin se ajo nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka zbatuar urdhrat e tij.
Kërcënimi i Ballukut ka shkuar më thellë duke rikujtuar një moment të errët historik.
Fati I Gjyshit Balluku i ka kujtuar Ramës miqësinë dhe besnikërinë e tyre të pakufishme por i ka vënë kufirin duke i thënë “mos lejo të përsëritet më se nuk do lejoj kurrë të kem fatin e gjyshit tim që u ekzekutua me firmën e babait tënd”.
Kufiri Me këtë kërcënim Balluku dëshmon se është e gatshme të fshijë çdo miqësi nëse Edi Rama guxon të dorëzojë Lubinë për të shpëtuar veten.
Berisha e përfundon duke e cilësuar këtë si një provë të gatishmërisë së Ballukut për të hedhur poshtë të gjithë të kaluarën politike nëse cenohet integriteti i saj nga Kryeministri.
