Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, dy ortakët për aeroportin e Vlorës janë ankimuar në Prokurorinë e Tiranës lidhur me çështjen. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Ademi thotë se ka një pritshmëri nga prokuroria.
Blendi Fevziu: Çfarë prisni nga prokuroria?
Valon Ademi: Nga prokuroria ose duhet të shkoj unë si hajdut në burg, ose duhet të shkojë ai si mashtrues.
Blendi Fevziu: Por mund të zgjidhet edhe pa burg kjo, bini dakord, ndani aksionet në bazë të investimit.
Valon Ademi: Ah, nëse prokuroria shqiptare merret me bie dakord ai, në rregull.
Blendi Fevziu: Ti pret o ai, o ti.
Valon Ademi: Unë e kam kallëzuar Behgjet Pacollin në prokurori për mashtrues. Ai më ka kallëzuar, kundërpadi, pra në këto kushte ose do të duhet të përgjigjem unë penalisht për vjedhje, mashtrim, ku e di unë, ose duhet të përgjigjet ai për mashtrim.
Por, Ademi thekson se ka një mënyrë që mes tij e Pacollit marrëdhënia të funksionojë.
Valon Ademi: Absolutisht ka vend që unë të vazhdoj të funksionoj me z. Pacolli. Ka vend, por me Compartment Berninën, kurrë.
Blendi Fevziu: Po me Pacollin ka vend.
Valon Ademi: Por s’është më i shkreti, iku.
Sa i takon këtij konflikti mes aksionerësh që ka përfunduar në dyert e Prokurorisë, është diskutuar në “Opinion” , edhe më 20 tetor. Kompania Mabco Constructions SA, e përfaqësuar nga Behgjet Pacolli, e cila ka aktualisht të regjistruara 98% të aksioneve, pretendohet se ka marrë kredi nga një grup i panjohur, që në kushtet e kontratës merr në dorë Aeroportin e Vlorës./tvklan.al
