Sekuestroi padrejtësisht “BMW X5”, prokurorja e Sarandës refuzon ta kthejë, gënjen publikisht

Në fund të shtatorit të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e Florenca Zeqos.

Ajo tregoi se prokurorja Esmeralda Basho i kishte sekuestruar padrejtësisht makinën, një BMW X5 me vlerë 20 mijë euro pa qenë pjesë e ndonjë procedure penale ndaj saj.

Gjykata nxori urdhër të prerë për kthimin e mjetit, por prokurorja Basho refuzoi ta kthejë makinën duke u nxjerrë pretendime të rreme.

Gjatë verifikimeve në pikën e sekuestrimit në Sarandë, policia konfirmoi se nuk kishte marrë asnjë urdhër për kthimin e makinës.

Gazetari: Ka nxjerrë urdhrin prokurorja të një makine BMW X5 me targa greke

Polici, pika e bllokimit Ksamil: Mua s’më ka ardhur gjë…se ne na vjen e firmosur nga shefi i komisariatit. Si lëshon urdhrin prokurorja, shkon në komisariat, firmoset, vjen i zoti këtu, e merr.

Gazetari: Domethënë duhet ta çojë prokuroria në komisariat i bie?

Polici, pika e bllokimit Ksamil: Po, po, po…

Gazetari: Ajo (prokurorja) thotë që ka nxjerrë urdhrin që në 31 gusht 2025?

Polici, pika e bllokimit Ksamil: Jo mo, s’ka shanse, nuk ka shans. Sa vjen letra e firmosur nga shefi i komisariatit. Po erdhi pa firmën e shefit, unë nuk e nxjerr.

Kur Basho u pyet pse e mbante makinën të bllokuar, ajo gënjeu duke thënë se ka nxjerrë urdhrin e zhbllokimit.

Gati dy muaj pas transmetimit, automjeti i bllokuar nuk është kthyer. Tre ish-prokurorë, Eugen Beci, Gentjan Ternova dhe Ervin Karanxha shpjegojnë detyrimin ligjor që ka prokurori për të ndjekur ekzekutimin e vendimit që nxjerr vetë./Emisioni STOP

Next