Pas publikimit të disa lajmeve në portale të ndryshme dhe në portalin tonë që pretendonin se “nëna e 27-vjeçarit nga Tepelena, i cili u gjet i djegur në Greqi, ka ndërruar jetë nga tronditja”, familjarët kanë reaguar per shqiperia-ime.com duke sqaruar se ky lajm nuk është i vërtetë.
Të afërmit e të ndjerit kanë konfirmuar per shqiperia-ime.com se nëna e djalit ndodhet në gjendje shëndetësore të rënduar emocionale, por është gjallë dhe nën kujdesin e familjes. Ata kanë kërkuar që mediat dhe qytetarët të tregojnë kujdes me publikimin e informacioneve të paverifikuara, pasi lajme të tilla shtojnë dhimbjen e një familjeje që tashmë po përjeton një tragjedi të madhe, shkruan /shqiperia-ime.com.
Shqiperia-ime.com dhe stafi i kërkojmë ndjesë familjes për lajmin e pasaktë që qarkulloi më herët, dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e djalit të tyre të vetëm, i cili humbi jetën në rrethana tragjike në Greqi./shqiperia-ime.com
