A do të tentoni sërish të shkarkoni Veliajn? Ja si përgjigjet Rama

Nga Roma, në një intervistë televizive Rama komentin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryebashkiakun Veliaj.

Rama tha se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur.

Sokol Balla: Pyetja ime tjetër. Ju sa thatë pak më herët që nëse do rikthehesha do të bëja të njëjtën gjë.

Edi Rama: Njëqind herë!

Sokol Balla: Pyetja ime është shumë e thjeshtë do të tentoni sërish ta shkarkoni z.Veliaj nga kryetari i Bashkisë?

Edi Rama: Po nuk do shkojmë t’i biem murit me kokë. Se të shkosh kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Kushtetuese apo cila do gjykatë është të shkosh t’i biesh murit me kokë edhe praktikisht të hysh në konflikt me sistemin që ke zgjedhur që është sistemi demokratik dhe unë nuk mund të hy në konflikt me zgjedhjen strategjike dhe historike që kam bërë dhe kemi bërë si PS që I kemi dhënë pavarësinë e plotë drejtësië.

Sokol Balla: Pra Erion Veliaj do të qëndrojë kryetar i Bashkisë deri në 2027?

Edi Rama: Po nëse nuk ka mundësi për t’u shkarkuar si do ndodhë..

Sokol Balla: Po nëse nuk e thatë ju kush do e thotë tjetër

Edi Rama: Po e ka thënë Gjykatata Kushtetuese pra.

Sokol Balla: Që Erion Veliaj qëndron kryetar i Bashkisë deri në 2027?

Edi Rama: Ai nuk mund të shkarkohet. Kaq, është shumë e thjeshtë.

Sokol Balla: Pra, do vijojë të qëndrojë kryetar i Bashkisë deri në 2027?

Edi Rama: Po c’do bëjmë?

Sokol Balla: Ok, besoj që i dhatë përgjigje kësaj gjëje sepse dilema ka qenë nga deklaratat tuaja se ju vazhdoni takimet me njësitë bashkiake në Tiranë

Edi Rama: Po unë patjetër do vijoj takimet me njësitë bashkiake në Tiranë

Sokol Balla: Do ta bashkëqeverisni Tiranën me Erion Veliajn?

Edi Rama: Po takimet me njësitë bashkiake në Tiranë janë takime që bëhen në një komplet kontekst tjetër. Nuk kanë lidhje me fushatën zgjedhore janë takime që bëhen në kontekstin e komunikimit me njerëzit, dhe nuk bëhen vetëm në njësitë bashkiake në Tiranë, bëhen në të gjitha njësitë e Republikës. Kemi deputetët tanë, drejtuesit tanë politikë kanë qenë në të gjitha njësitë dhe vazhdojnë bëjnë punën me njerëzit se 83 mandate janë detyrim shumë i madh. Plus që tani përkon kjo me kohën e buxhetit, është buxheti i përgjithshëm dhe buxheti i përgjithshëm I 2026 ka disa gjëra shumë të rëndësishme për t’u ndarë me publikun. Kryefjalë, fillimi i ciklit të rritjes së pensioneve dhe pastaj është edhe buxheti bashkiak dhe nuk ka kryetar bashkie. Kështuqë, drejtuesja politike e Tiranës, nënkryetarët, kryetarja në detyrë do bëjnë këtë punë dhe unë kur kam mundësi shkoj ose do shkoj qoftë aty, qoftë në vende të tjera.

Lidhur me garën e bashkisë më të madhe në vend, Rama tha se kandidatja nga rradhët e socialistëve do të jetë Ogerta Manastirliu dhe se Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027, por në 2031.

Sokol Balla: Cfarë ndodh me Ogerta Manastirliun tani?

Edi Rama: Ogerta Manastirliu është drejtuese politike e Tiranës, është deputete e PS dhe

Sokol Balla: Do të jetë ajo kandidate

Edi Rama: Është kandidatja jonë Ogerta, patjetër

Sokol Balla: Pra, ajo do jetë kandidatja juaj në 2027?

Edi Rama: S’kemi tjetër Ogertën kemi, po

Sokol Balla: Po mund të lirohet Erion Veliaj?

Edi Rama: Tani ne po flasim në kushtet që jemi sot. Lirohet s’lirohet Erioni, Erioni nuk mund të jetë kandidat në 2027 për 2031

Next