Shqipëria do përballet sot sot në orën 20:45 me Andorrën, me shpresën për të kaluar në fazëbn “play off” të kualifikueseve për botërorin e vitit 2026.
Ndehsja do zhvilloeht në stadiumin “Encamp”, një impianti modest me kapacitet prej 5100 ulësesh, ku pritet që 60 përqind e stadiumit të jetë i “veshur” kuqezi.
Tifozët e Kombëtares ia kanë dalë të sigurojnë bileta në shumë sektorë të stadiumit, paçka se zyrtarisht në stadium do duhet të ishin diçka më shumë se 200 të tillë.
Me një popullsi prej 80 mijë banorësh, sot në Andorra do shtohen të paktën 3 mijë shqiptarë për ndeshjen që mund të jetë historike. Kuqezinjtë kanë nisur festën me flamuj dhe plisa.
