Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

Pas atentatit të rëndë të dy ditëve më parë në zonën e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani i njohur si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit dhe u plagos rëndë agjenti i AMP-së, Muçi Shalianji, kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për emisionin “Real Story” në ABC News foli për porogres të madh në siguri,

Ndërkohë që atentati ndodhi në mes të ditës, vetëm rreth 50 metra larg komisariatit, në një zonë që konsiderohet një nga më të monitoruarat dhe më të sigurta të vendit, Rama vazhdoi me progadën e tij duke theksuar se tashmë është gati projekti i kamerave inteligjente, që sipas tij do të identifikonin autorët “në kohë reale”.

Sokol Balla: Një pyetje të fundit që lidhet me situatën e fundit të krimeve pas asaj ngjarje të rëndë që ndodhi dy ditë më parë, që për fat të keq përforcon idenë se në uniformat blu duhet një reformë e thellë. Ju bëtë një lëvizje revolucionare duke vënë zonjën Koçiu si ministre të punëve të brendshme. Mendoni se duhet bërë diçka më shumë me policinë?

Edi Rama: Jo, unë mendoj që ne kemi bërë progres të madh dhe në atë drejtim, por ajo që na mungon qartësisht në këtë moment është rritja e kapaciteteve për monitorimin dhe për identifikimin e keqbërësve dhe ne praktikisht kemi vënë në vijë këtë proces që është zvarritur disa kohë për arsye burokratike nga ana e Policisë së Shtetit dhe nga ana e Ministrisë së Brendshme që është procesi i transformimit digjital të monitorimit me kamera inteligjente të rrugëve dhe të qyteteve të vendit. Që do të thotë, e thënë në terma konkretë, nëse ne do të kishim këtë sistem në këmbë, vrasësi apo vrasësit sepse nuk e di sesa kanë qenë në Rinas do të ishin identifikuar në kohë reale sepse sistemi nuk i jep mundësinë keqbërësve të ikin në drejtim të paditur ose e bën një mijë herë më të vështirë. Kështu që projekti është gati, financimi është vënë në dispozicion, kompania është një nga më të mirat në botë, sistemi është i sprovuar në Emiratet e Bashkuara me një sukses të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që në javët ne vijim të fillojë më në fund puna dhe koha e realizimit dhe të fillimit të vendosjes në punë të sistemit është 12 muaj dhe pastaj do të jemi në një tjetër nivel komplet përsa i përket kapaciteteve për të identifikuar dhe për të reaguar ndaj keqbërësve të çdo lloji.

Sokol Balla: Zoti kryeministër faleminderit që ishit me mua sonte. Ishte kënaqësi t’ju kisha në program, këtu live nga kryeqyteti i Italisë.

Edi Rama: Faleminderit që erdhe në Romë dhe rrugë të mbarë bashkë në Tiranë.

Sokol Balla: Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, këtej rrodhën dhe lajmet sot. Qëndron Veliaj, qëndron Balluku. Bashkë shihemi të hënën në ora 20.00.

Next