E PABESUESHME/ Tre ndërhyrje VAR-i dhe 2 gola të anuluar! UEFA e nis ndeshjen Andorra-Shqipëri katër orë përpara

Ndeshja mes Andorrës dhe Shqipërisë do të luhet sot në orën 20:45.

Por si për çudi, UEFA e ka nisur ndeshjen që katër orë përpara orarit zyrtar në faqen e saj të internetit.

Aty si për çudi shfaqen postime të tre ndërhyrjeve të VAR-it për të monitoruar situata të ndeshjes.

Dhe në tre ndërhyrjet e sinjalizuara, në dy prej tyre VAR-i anulon gola, sipas postimit në faqen e ndeshjes nga vetë UEFA.

Një situatë e pazakontë, e lidhur padyshim me ndonjë gabim teknik të editorëve të faqes së UEFA-s të cilët kanë qenë duke testuar sistemin e postimeve për raste në fjalë gjatë ndeshjes, duke i bërë publike në mënyrë të pandërgjegjshme edhe për të gjithë lexuesit e faqes./Panoramasport/

Next