“Gjithë kohën rrinin bashkë”/ Zbulohen detaje nga jeta e Gilmando Danit, gazetarja: Qëndronte te hoteli i efektivit të AMP-së

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi detaje mjaft interesante nga jeta e Gilmando Danit duke thënë se ky i fundit shoqërohej gjatë gjithë kohës nga Muçi Shaljani dhe qëndronte në hotelin e tij, “Ramel” i cili ka zënë hapësirë publike në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala ngre pikëpyetje të forta se mbetet e çuditshme se si nuk ka asnjë procesverbal për ish-të dënuarin.

“Gilmando Dani shoqërohej gjithë kohën me Muçi Shaljanin. E çuditshme se si policia nuk ka asnjë procesverbal për këtë ish të dënuar. Ai rrinte me Muçin dhe qëndronte në hotelin e tij që ka zënë hapësirën publike në Tiranë”.-tha Lala.

Muçi Shaljani merrej me marrjen dhe dhënien me qira të pasurive të paluajtshme dhe prej vitit 2018, kishte në pronësi hotel “RAMEL” në Tiranë.

Next