Mbrëmjen e një jave më parë, qyteti i Tetovës u trondit nga një ngjarje e rëndë. Një studente e Fakultetit të Mjekësisë u raportua se ra nga kati i katërt i një ndërtese duke humbur jetën në vend. Viktimë ishte Daorsa Spahija, 24-vjeçare nga Gjakova, e cila po studionte në Tetovë.
E gjitha në fillim u raportua si vetëvrasje, por më pas të afërmit dhe miqtë e Daorsës thonë se e vërteta është krejt ndryshe. Sipas tyre, fajtor ose personi që e vrau Daorsën është i dashuri i saj Hevzi Sejdiu, i njohur si kriminel në Maqedoni.
Një prej tyre, Arbër Xhubi, ka folur sot për emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel për moderatoren Sidorela Gjoni.
Xhubi shprehet se “ditën që ka ndodhur ngjarja, Daorsa ka qenë gjithë ditën me të dashurin në apartamentin e saj”.
“Jemi shokuar nga kjo që ka ndoodhur, deri sot e kemi me faktet e fundit që kemi mbeldhur ky rast është vrasje, jo vetëvrasje. Krejt informacionin që kemi nxjerrë ne, këtë përfundim kemi. Ajo Erzi Sejdiu, me këtë person ka qenë tërë ditën
Personi e ka hedhur, ka zbritur poshtë, e ka konfirmuar vdekjen e saj dhe ka shkuar në kafe, janë fshirë të gjitha regjistrimet. Sapo janë mybllur procedurat me policine se ka njohje, dhe pas kësaj ka ikur jashtë shtetit.
Ka qenë i dashuri i saj, ka marrë vesh që ka 3 fëmijë dhe një grua, dhe ka qenë duke u marrë me trafik armësh. Daorsa nuk e ka ditur. Është fenomen i përsëritur, dhe shoqja jonë ka pasur fatin e keq të jetë pjesë. Njihej me djalin prej 2 vitesh.
Sejdiu, është person që operon me jetë të dyfishtë. Ai ka pasur guximin me shku në ceremoni e varrimit, me i çu lule.
Në fund e zbuloi Daorsa që ai kishte qenë i martuar. Janë biseda e kërcënime që Hevziu do ta vriste, kur gjëja ka shku në gjendje kritike, kur nuk ka mund me iu shmang zbulimit, atëherë ka kryer këtë që ka kryer. Daorsa ka pasur shenja dhune edhe më parë,” tha ai.
