Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar arsyen e udhëtimit të Gilmando Danit drejt Spanjës, katër ditë përpara se të ekzekutohej në mënyrë mafioze pas kthimit në Shqipëri.
Sipas informacioneve të gazetares Hoxha, nga grupi hetues, Gilmando Dani, pavarësisht të shkuarës kriminale, së fundmi ishte fejuar me një arkitekte dhe po niste një jetë të re.
Përgatitjet për dasmën ishin pikërisht arsye e udhëtimit të tij drejt Spanjës.
“Ai kryesisht jetonte në Shqipëri, pavarësisht udhëtimeve të shumta që ka patur. Pavarësisht të kaluarës së tij me precedentë, nuk kishte masa të rritura apo të shtuara për të garantuar jetën e tij.
Këto janë të dhëna që po mblidhen nga grupi hetues. Shkaku i hetimit është për të përgatitur dasmën.
Ishte fejuar me një arkitekte dhe po përgatiste dasmën për të ndërtuar një jetë të re”, tha gazetarja Hoxha në emisionin “Breaking” me Dafina Hysën.
